PSG gati 18 milion euro në vit për Ronaldon

Paris Saint Germain do të paguaj 18 milionë euro në vit për superyllin Crisitano Ronaldo nëse ai largohet nga Real Madridi për tu transferuar tek kampionët në Liga 1.

‘Sport’ pretendon që PSG nuk është duke hequr dorë nga Ronaldo pavarësisht insistimit të reprezentuesit të tij Jorge Mendes, i cili së fundmi pohoi që sulmuesi do të jetë në Santiago Bernabeu deri të pensionohet, transmeton arbresh.info.

Ronaldo është identifikuar si një zëvendësues i Zlatan Ibrahimoviqit dhe PSG dëshiron të paguaj më shumë portugezin se paga që është duke iu ofruar suedezit.

Ibra pranon rreth 15 milionë euro për sezon dhe Ronaldo do e mposhtë për nga shuma nëse ai zgjedh të transferohet në Francë, ndonëse raportet sugjerojnë që një ofertë prej 18 milionë do jetë e fundit që Ronaldo pranon nga PSG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button