Deeney, nga burgu te goli ndaj Man.United

6 bileta për shokët e tij të qelisë dhe familjet e tyre në mënyrë që të shijonin nga shkallët e stadiumit, sfidën mes Watford dhe Manchester United. Troy Deeney ishte protagonisti kryesor i ndeshjes që ngriti siparin e javës së 13-të të Premier Leagues.

Sulmuesi i Watfordit realizoi golin e barazimit provizor nga pika e bardhë e penalltisë, por Depay dhe Schweinsteiger me rrjetat e tyre i dhanë fitoren Djajëve të Kuq. Nga burgu te rrjeta ndaj Manchester United është më të vërtetë e cuditshme historia e Deeney. Troy aktualisht 27-vjec është rritur si futbollistin në sektorin e të rinjëve të Aston Villës  ndërsa në 2010-n u transferua te Watford. Në 25 Gusht të vitit 2012, ai u dënua me 10 muaj burg për një sherr që kishte bërë në 29 Shkurt të po atij viti në qytetin e tij të lindjes Birningham.

Deeney në fakt kreu vetëm 3 muaj burg pasi u lirua me kusht  nga policia angleze. Në stolin e Watford ai gjeti një trajner italian pikërisht Gianfranco Zolën. Por e gjitha kjo histori ka të bëjë një premtim të sulmuesit anglez. Kur ishte në burg Deeney u premtoi 2 shokëve të qelisë  se kur të zbriste në fushë kundër Manchester United do ti merrte me vete në stadium.

Nga dita daljes së tij nga burgu te sfida përballë United, kaluan plot 3 vjet me Troy-in që realizoi 67 gola në Championship për të bërë të mundur rikthimin e Watford-it në Premier League. Në momentin e hedhjes së shortit për sezonin e ri të kampionatit anglez vëmendja e Deeney-it, ishte e gjitha te sfida ndaj United. Pasi mësoi se ky takim do të luhej në 21 Nëntor, 2 javë përpara kësaj date, sulmuesi u paraqit në zyrat e Watford duke kërkuar 6 bileta për shokët e tij të qelisë dhe familjet e tyre, transmeton SS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button