Moska aprovon shitjen e armëve për Irakun

Komiteti për siguri dhe mbrojtje i Parlamentit irakian këtë fundjavë bëri të ditur se Moska ka aprovuar shitjen e armëve ruse për këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Veçanërisht, ky veprim vjen një muaj pasi qeveria e Irakut i dha dritë të gjelbër Rusisë për të shënjestruar autokolonat e dërguar  nga ana e grupit militant DAESH në territorin e Irakut nga Siria.

Anëtari i Komitetit, Shakhëan Abdullah për AA të shtunën tha se transaksioni, i cili do të bëhet me kredi, erdhi si rezultat i bisedimeve të mëparshme mes anëtarëve të komitetit dhe homologëve të tyre në Duman ruse dhe zyrtarëve tjerë të lartë rusë.

Më herët gjatë këtij muaji, një delegacion i anëtarëve të komitetit shkoi në Rusi për një vizitë një javore, gjatë së cilës ata u takuan me autoritetet ruse

Muajin e kaluar, kreu i komitetit, Hakem el-Zamli njoftoi se qeveria irakiane ka autorizuar Rusinë për të shënjestruar autokolonat e DAESH-it që hyjnë në territorin e Irakut nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button