Në Afganistan vazhdojnë operacionet kundër militantëve talebanë

Në operacionet e kryera nga ana e forcave të sigurisë në qarkun Deshti Arçi në Kunduz, në veri të Afganistanit, u vranë 17 militantë talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Policisë së Kunduzit, Gjenerali Muhammed Kasim Cengelbag në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se në operacionet e forcave të sigurisë në qarkun Deshti Arçi gjatë ditëve të fundit janë përleshur me militantët.

Cengelbag i cili theksoi se në përleshje janë vrarë 17 militantë dhe 5 janë plagosur, u shpreh se si pasojë e operacionit qarku është pastruar nga organizata.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mucahit pretendoi se në përleshje kanë humbur jetën 6 oficerë të sigurisë dhe 5 janë plagosur.

Në anën tjetër Shefi i Policisë Cengelbag theksoi se në qendrën e Kunduzit është arrestuar një fëmijë, 11 vjeç, që ishte trajnuar për sulme vetëvrasëse, me emrin Ruhullah.

Cengelbag theksoi fëmija ka pranuar se ka marrë edukim në një kamp të organizatës talebane, dhe se ishte në përgatitje të një sulmi në Kunduz.

Cengelbag theksoi se pas hetimit fëmija është dorëzuar tek familja.

Në qytetet e ndryshme të vendit ishin arrestuar fëmijë të tjerë të cilët planifikonin të bënin sulme vetëvrasëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button