Rama: Feja islame është në shënjestrën e barbarëve

“Feja islame është në shënjestrën e barbarëve”.

Me këtë fjali të thënë gjatë ceremonisë së marrjes së titullit “Honoris Causa” në një Universitet në Turqi, kryeministri Edi Rama përcolli mesazhin se autorë të sulmeve terroriste në Paris , nuk kanë lidhje me besimin musliman.

“Një shtet modern, i cili duhet të mbajë mbi supe një rol posaçërisht të rëndësishëm në rang global, në kohëra kur duket sikur po përballen qytetërimet dhe kur feja islame është njëkohësisht në shënjestrën e barbarëve që pretendojnë se janë të kësaj feje dhe të injorantëve që akuzojnë islamin se krijon barbarë”.

Kreu i qeverisë shqiptare sheh tek politika tablonë ku popujt të shkojnë përpara, edhe kur formimet janë krejtësisht të ndryshme.

“Në këto ditë të vështira për botën, por edhe me shumë në ditët në vijim përveç aleancës së armëve, qytetërimit tonë i nevojitet aleanca e mendjeve dhe zemrave të bashkuara për një rend botëror ku ka shumë më tepër barazi, në respekt për njëri tjetrin; ku ka shumë më tepër barazi në respekt për shanset e çdo qenie njerëzore dhe padyshim ku ka shumë më tepër barazi dhe respektin për kulturën e gjithsecilit”.

Sipas Ramës, fatkeqësisht edhe sot ka jo pak njerëz në Europë që nuk arrijnë të kuptojnë se forca e Turqisë së sotme është tek politika, tek kultura dhe pasuria kulturore.

“Te kjo pasuri kulturore unë modestish besoj se gjenden dhe rrënjët për të orientuar drejt të gjithë fuqinë tonë të përbashkët kundër terrorizmit që sot zgjat duart e përgjakura në Ankara dhe në Paris”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button