Tetovë, kapet nga kamerat një vjedhës në Xhaminë e Larme (VIDEO)

Dje gjatë orëve të mbrëmjes, në Xhaminë e Larme – Tetovë, është vjedhur biçikleta e njërit prej xhematit i cili ka hyrë të falet, njofton Portalb.

Vjedhësi është kapur nga kamerat e xhamisë duke e kryer aktin e vjedhjes, ndërkaq i njëjti ka ikur në drejtim të gjimnazit dhe më pas në drejtim të panjohur.

Pronari i biçikletës, M.H., për Portalb, tha se rasti është paraqitur menjëherë në polici dhe se vjedhësi është në kërkim.

Personat që e njohin hajnin ta denoncojnë në polici, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button