Tetova përsëri në vendin e parë për ndotje të ajrit, autoritetet neglizhojnë gazetarët

Ndotja e ajrit në Tetovë edhe sot arrin nivele që janë jashtë çdo kufiri të pranueshëm. Treguesi flet për një sasi mbi 900 µg/m3 grimcave PM10 ndërsa kujtojmë edhe njëherë që sasia e pranueshme është vetëm 35 µg/m3 grimca PM10 kurse kufiri maksimal i lejueshëm deri 50 µg/m3 grimca PM10.

qytetetTetova, sot është qyteti më i ndotur në Maqedoni duke lënë shumë poshtë pas saj qytetet tjera. Lagjet më të ndotura në Shkup, përsëri janë Karposh dhe Qendër.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nuran Izairi, sot ju shmang pyetjes së Portalb për masat që duhet të merren, duke fikur telefonin.

Komuna e Tetovës ka disa ditë që ka nisur me trajtimin e rrugëve me CMA AL 25 (calcium magnesium acetate), dhe aplikimi i rregullt i rrugëve me këtë substancë pritej të reduktojë pluhurin dhe mikrogrimcat e dëmshme në ajër deri në 30% në vlera ditore. Por si duket as kjo nuk jap rezultat. Portalb tentoi por nuk arriti të lidhet as me autoritetet e Komunës së Tetovës për të mësuar nëse planifikohet të merren masa të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button