Thaçi: Opozita po pushon sot, vetëm për të blerë kohë!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka thënë se arsyeja e vetme që Opozita nuk i mbajti protestat sot, është se ata duan të blejnë kohë.

Mirëpo, sipas tij, qytetarët e Kosovës e dënojnë formë e tyre te dhunës.

“Opozita e frustruar dhe e dhunshme bëri publike se sot tërhiqet nga protestat e dhunshme për marrjen e pushtetit me dhunë. Natyrisht, nuk harruan të bëjnë kërcënime publike ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë duke u thirrur në logjikën e kanuneve provinciale.

Opozita sot vendosi të mos vazhdojë shkatërrimin e institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, jo për shkak se e kanë kuptuar se sa të dënueshme janë veprimet e tyre të dhunshme.

Ata sot po pushojnë për të blerë kohë që të gjejnë njerëz të tjerë të dhunshëm kudo që munden sepse radhët e tyre po rrallohen. Por, kjo nuk e befason askënd. Të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyrë të bashkuar po denojnë dhunën e shfrenuar të opozitës për marrjen e pushtetit. E gjithë bota demokratike, SHBA-ja dhe BE-ja i dënojnë dhunën dhe metodat e dhunshme.

Prandaj, nuk është e rëndësishme se çfarë strategjie përdorë ky grup i dhunshëm. Ata mund të tërhiqen sot, por qytetarët dhe institucionet shtetërore nuk do të tërhiqen kurrë sepse me asnjë çmim nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm. HTH”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button