Samsung me skaner për gishta dhe Pay edhe në telefonat mesatar

Një raport i publikuar nga Korea Herald pretendon se Samsung është duke konsideruar përfshirjen e skanerit me gjurmët e gishtave edhe në gamën e saj të telefonave Galaxy mesatar dhe që kushtojnë më pak, dhe se kjo pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Gjatë javëve të fundit kemi parë një numër të telefonave të rinj të segmentit mesatar dhe me kosto të përballueshme në Android që janë të pajisur me skanerin e gjurmëve të gishtave.

Kjo është bërë kryesisht nga prodhuesit kinez të telefonave që pajisjet e tyre i bazojnë në Android.

Këto veprime të konkurrentëve thuhet se e kanë detyruar edhe Samsung të marrë në konsideratë përfshirjen e skanerit për gishta në linjën e plotë të Samsung Galaxy si dhe mbështetjen për Samsung Pay – shërbimin e pagesave mobile, të cilat do të ofrohen nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button