Dita botërore për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” 14 vite së bashku me 240 organizata qytetare nga 88 vende në botë u shënon 19 nëntorin si Ditë botërore për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve dhe 20 nëntorin si Ditë botërore të fëmijës.

Në vitin 1959 Asambleja e Përgjithshme e OKB-­së e miratoi deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa më 20 nëntor të vitit 1989 e miratoi edhe Konventën për të drejtat e fëmijëve. Nga viti 1990 si Ditë universale e fëmijës shënohet dita kur Asambleja e Përgjithshme e OKB­-së i miratoi Konventën për të drejtat e fëmijës dhe Deklaratën për të drejtat e fëmijëve. Sivjet bëhen 25 vite nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve.

Dhuna moshatare gjegjësisht buling është çdo formë e sjelljes së padëshiruar dhe agresive nëpër shkolla, e cila nuk ndalet atyre, por vazhdon t’i ndjekë fëmijët në shtëpi, përmes internet rrjeteve, rrjeteve sociale….Viktimat e dhunës moshatare janë baraz si të gjinisë mashkullore ashtu edhe femërore, pa marrë parasysh prejardhjen etnike ose socio-­ekonomike. Më së shpeshti viktimat ndjehen më të ndryshëm nga grupi i moshatarëve por kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet të nxiten që t’i shtypin karakteristikat e tyre personave me qëllim që t’u përshtaten grupit të moshatarëve me ç’rast do të evitohej rreziku nga bulingu. Përkundrazi duhet të respektohet individualiteti i cili me të gjitha bukuritë e saj të cilat i sjell e ndryshon dinamikën e grupit, e bën nxitës mjedisin për ata të cilët e përbëjnë.

Efektet nga ky lloj i dhunës janë të dukshme në të njëjtin moment kur kjo ndodh, por mund të ketë edhe pasoja të fshehta. Më së shpeshti viktimat kanë simptome fizike, emotive dhe sociale. Ata mund të jenë apatikë, të pikëlluar, të nevrikosur. Disa nga fëmijët në mënyrë sociale izolohen, paraqesin sjellje agresive në shkollë, ka vetëbesim të zvogëluar, refuzim që të shkojë në shkollë. Traumat të cilat fëmijët i përjetojnë gjatë fëmijërisë, si viktima të dhunës moshatare reflektohen ndaj zhvillimit të tyre të mëtejshëm psiko­soecial. Këta fëmijë si të rritur mund të kenë vetëbesim të ulët, sjellje depresive, reagime psikosomatike.

“Parandalimi është forma më efikase e luftës kundër keqpërdorimit të fëmijëve, por kërkon prindër të përkushtuar, organe qytetare, media, institucione shtetëror të cilët prioritet në punë do të kenë zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve”, porosit “Megjashi”. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button