Kuvendi ditën e katërt do të debatojë për Buxhetin

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e katërt të seancës së 73­të, në rend dite të të cilit pika e vetme është debati për Propozimin e plotësuar të buxhetit për vitin 2016 të Republikës së Maqedonisë. Sipas propozimit, shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 195.788 milionë denarë, të cilat janë për 4,7 për qind më të larta se ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 176.804 milionë denarë, apo për gjashtë për qind më shumë se në krahasim me vitin 2015. Planifikohet ulje e deficitit buxhetor në 3,2 për qind dhe rritje e mjeteve për pensione, ndihmë sociale dhe investime kapitale, me qëllim që të nxitet komponenti zhvillimor i buxhetit.

Shpenzimet kapitale janë projektuar në 25.092 milionë denarë dhe janë për 12,9 për qind më shumë se ato në vitin 2015. Rritja e ekonomisë pritet të jetë katër për qind nga BPV, ndërsa inflacioni dy për qind. Në anën e të ardhurave pritet që të ardhurat tatimore të kenë rritje prej 6,5 për qind dhe të jenë 101.531 milionë denarë, jotatimoret janë planifikuar në 9.633 milionë denarë dhe janë për 519 milionë më tepër, ndërsa kontributet të kenë rritje prej 4,2 për qind dhe të paraqesin 49.187 milionë denarë.

Në anën e shpenzimeve, krahas mjeteve të parapara për pensione më të larta dhe shtesa sociale, janë paraparë mjete më të larta për 3,3 për qind për rroga apo 25.906 milionë denarë, për mallra dhe shërbime janë projektuar 19.618 milionë denarë apo 3,5 për qind më shumë se në vitin 2015, janë siguruar mjete për zgjedhjet në prill të vitit 2016, si dhe për transfere. Debati për buxhetin, në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, zgjatë pesë ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button