(Video) Kumanovë: Shkollat shqipe pa salla

Shkollat fillore shqipe në Komunën e Kumanovës mbeten pa salla sportive, pavarësisht premtimeve ndër vite. Në tre fshatrat e shqiptar të kësaj komune, Çerkez, Llopat dhe Rramanli, asnjëra shkollë nuk ka salla dhe në vend të tyre janë ndërtuar fusha sportive të cilat nuk i plotësojnë kushtet në krahasim me nevojën e shkollave, njofton televizioni Shenja.

Nga Komuna e Kumanovës nuk ka qëndrim lidhur me gjendjen e shkollave shqipe.

Prindërit dhe mësimdhënësit shprehin revoltë se përse investimet ndahen në baza etnike, pasi sipas tyre pothuajse të gjitha shkollat maqedone në qytet kanë salla sportive, madje edhe ato periferike. Pavarësisht se shkollat kanë arritur suksese të mëdha sidomos në gara sportive, as Komuna, as Agjencia për rini dhe sport dhe as Ministria e Arsimit dhe shkëcës, në këto shkolla nuk kanë rrespektuar programin e Qeverisë, ndërtimin e 145 sallave sportive në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button