Bosnjë: Dy ushtarë vriten, sulmuesi vetëvritet (VIDEO)

Një person i armatosur ka vrarë mbrëmjen e kaluar dy ushtarë dhe ka plagosur pesë persona të tjerë në periferi të Sarajevës, njofton Shenja.

I armatosuri ka vrarë veten, pasi policia e Bosnjës ka rrethuar shtëpinë në të cilën është fshehur.

Sulmi ka ndodhur në një dyqan të basteve në rajonin Rajlovac.

Sulmuesi ka shtënë edhe në drejtim të një autobusi publik derisa ka bërë përpjekje të largohej.

Ai është identifikuar si Enes Omeragiq.

Qeveria e Bosnjës ka thirrur një seancë urgjente pas incidentit, por zyrtarët kanë hezituar ta cilësojnë atë si akt terrorist, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar.

“Nëse vërtetohet se është terrorizëm dhe ka mundësi që kjo të ndodhë, atëherë kemi një situatë të pasigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe duhet të veprojmë shpejt dhe me efikasitet”, ka thënë ministri për Siguri i Bosnjës, Dragan Mektiq.

Bosnja, një nga vendet më të varfra në Evropë, vazhdon të vuajë ndarjet e thella etnike dhe fetare që nga lufta e viteve 1990.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button