Çairi miratoi buxhetin për vitin 2016

Këshilli i Komunës së Çairit më datë 20.12.2015 e miratoi buxhetin e ri për vitin 2016. Sipas kësaj komune prioritet mbeten projektet zhvillimore të cilat kanë për qëllim të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të komunës.

“Buxheti prej 1.363.866.359 denarë, ashtu edhe siç ka qenë deri tani, është zhvillimor dhe ka për qëllim të nxit përparimin e përgjithshëm të Komunës së Çairit si dhe të sjell benefit për qytetarët.
Me buxhetin e vitit 2016 sigurohen mjete për projekte kapitale në komunë, siç është ndërtimi i Sheshit Skënderbeu, revitalizimi i Çarshisë së vjetër të Shkupit, mirëmbajtja e rrugëve me asfaltim, sanim si dhe asfaltim të tërësishëm të rrugëve në kuadër të komunës, rekonstrium i rrjetit të ujësjellësit si dhe projekte tjera të rëndësishme për qytetarët.
Gjithashtu do të vazhdojnë edhe projektet për renovimin dhe modernizimin e shkollave fillore dhe institucioneve parashkollore, si dhe projekte tjera të interesit publik”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button