Tendat e Sheshit “Skënderbeu” pritet të rregullohen në maj, të pastrehët janë larguar nga monumenti “ABC”

Tendat gjysmë-sferike në pjesën e sipërme të Sheshit “Skënderbeu” në Shkup vazhdojnë të jenë të grisura, ndërkaq prej monumentit të “ABC-së”, të cilit i mungon shkronja “C”, janë larguar plaçkat e personave të pastrehë. Komuna e Çairit premton se do t’i riparojë tendat.
Kështu duket sot Sheshi “Skënderbeu”, 10 ditë pas vizitës sonë të parë, në të cilën evidentuam se tendat janë të dëmtuara, ndërkaq në monumentin e ngritur për ndër të Ditës së Alfabetit flenë personat e pastrehë, shkruan Portalb.mk.

This slideshow requires JavaScript.

Nga Komuna e Çairit, shkurt për Portalb.mk, thanë se tendat do të zëvendësohen me të reja në fund të muajit maj.

“Mirëmbajtja dhe zëvendësimi i tendave të vjetra me ata të rejat në Sheshin Skënderbeu në Çarshi të Shkupit, bëhet në fund të muajit maj”, thonë për Portalb.mk nga Komuna e Çairit.

Këto tenda janë pjesa e vetme e mbuluar e këtij sheshi 14 milionë eurosh, ku qytetarët mund të strehohen nga shiu ose vapa e verës.

Problem tjetër i Sheshit Skënderbeu vazhdon të jetë mosfunksionimi i ashensorëve dhe shkallëve elektrike, pavarësisht se sheshi është i ngritur lartë 28 shkallë. Me këtë, përveç që është e vështirë të ngjiten personat e moshuar, është i paarritshëm për personat me pengesa.

Gjithashtu, vazhdon të mbetet jashtë funksionit edhe fontana në pjesën e poshtme dhe ajo në pjesën e sipërme, të cilat sipas asaj që i pamë sot, ishin të papastra. Gjithashtu në pjesën e sipërme, persona të pandërgjegjshëm e kanë shkarravitur murin dhe xhamin mbrojtës të fontanës.

Ndryshe, sheshi “Skënderbeu” u hap zyrtarisht në shtator të vitit 2017-të, ndërkaq punimet për të kanë filluar që në vitin 2012-të dhe ka një hapësirë prej mbi 28 mijë metra katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button