Labi mban premtimin: Viziton Fatlumin në karrocë (Video)

Labinot Tahiri po vazhdon aktivitetin e tij humanitar. Pasi mblodhi paratë për profesorin e sëmurë, tani ai ka vizituar dhe i ka premtuar ndihmë Fatlumit.

Ku i fundit mund të lëviz vetëm përmes karrocës, por ka mundësi të riaftësohet pas një intervenimi kirurgjik dhe terapive intensive. Kështu së paku thotë beson vetë këngëtari, i cili përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, i ka premtuar ndihmë djaloshit.

Ja postimi i plotë dhe video në Facebook

Vizita te Fatlumi!

Ndiqeni videon deri në fund!

Jam duke u munduar të realizojmë një marrëveshje për shërimin e Fatlumit jashtë vendit në Itali me qëllim që mos të shpenzoni ju të nderuar qytetarë, sepse po ju bie në shumë raste!

Nëse kjo realizohet dhashë Zoti të ngritët ky djalë i cili tash e 20 vjet është në karrocë!
Lajmi më i mire është që ka mundësi pa operim të shërohet, por me fizioterapi më të efektshme të cilat janë në dijeni për mjekët e Fatlumit!

Ne po presim deri në konfirmimin e asaj kompanie dhe pas vitit të ri ta dërgojmë atje këtë bukurosh.

Faleminderit ZOTIT dhe juve!

Po deshe të veprosh me zemër, nuk ka punë që nuk kryhet.

Labinot Tahiri!.

Vizita te Fatlumi! Ndiqeni videon deri në fund! Jam duke u munduar të realizojm një marrveshje për shërimin e…

Posted by Labinot Tahiri on Monday, 28 December 2015

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button