Kuvend i Maqedonisë: Miratohet Buxheti për vitin 2016

Pas debatit pesë-orësh, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë para mesnate e ka miratuar Buxhetin për vitin 2016, me 66 vota “pro”, 28 “kundër” dhe pa “të përmbajtur”.

Me procedurë të shkurtuar është miratuar edhe Ligji për ekzekutim të buxhetit për vitin 2016. Deputetët e opozitës votuan kundër sepse mendojnë se buxheti prej 3,2 miliardë eurove është më i larti deri më tani. Për ta ai është i papranueshëm sepse është joreal, i parealizueshëm, jo-zhvillimor dhe jo-transparent.

Debati ka filluar më 16 nëntor. Sipas Rregullores, ai në seancë plenare zgjat pesë ditë pune. Sikur edhe në katër ditët e kaluara edhe sot seanca kuvendore kaloi në konfrontim mes deputetëve të shumicës qeveritare dhe opozitës dhe akuzave të ndërsjella për politikat.

Sipas LSDM-së, shteti ka borxh publik prej 4 miliardë eurove, ndërsa buxheti i ri do të thotë borxhe të reja dhe qytetarë të varfër.

Për deputetët e pushtetit buxheti është zhvillimor dhe stimulon investimet, mbështet kompanitë e vogla dhe të mesme dhe në të përfshihet komponenti social dhe kapital.

Ministri i Financave Zoran Stavrevski, nga foltorja e Parlamentit tha, se buxheti që është miratuar është në dobi të qytetarëve të Maqedonisë dhe u falënderua për konstruktivitetin e deputetëve opozitar gjatë debatit.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 195,7 miliardë denarë dhe janë për 4,7 për qind më të larta nga ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 176,9 miliardë denarë, ku ka rritje për 6 për qind në krahasim me vitin 2015.

Karakteristikat kryesore të buxhetit për vitit 2016, sipas propozuesit janë zvogëlimi i deficitit buxhetor prej 3,6 për qind këtë vit në 3,2 për qind vitin e ardhshëm dhe rritje e mjeteve për pensione, ndihmës sociale dhe investimeve kapitale, me qëllim që të nxitet komponenta zhvillimore e buxhetit.

Investimet në projekte kapitale janë në nivel prej 37,5 miliardë denarëve dhe janë për 2,8 miliardë denarë më shumë sesa në vitin 2015, me rritje prej 12,9 për qind. Më shumë mjete janë planifikuar edhe për Investimet në projekte kapitale janë në nivel prej 37,5 miliardë denarëve dhe janë për 2,8 miliardë denarë më shumë sesa në vitin 2015, me rritje prej 12,9 për qind. Më shumë mjete janë planifikuar edhe për intensifikimin e projektit të Korridorit 10, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2016 dhe fillim të vitit 2017, për infrastrukturën hekurudhore 2.203 milionë denarë, pastaj më shumë mjete për sisteme të ujësjellësit dhe të kanalizimit, të cilat së bashku me mjetet kreditore nga BEI dhe banka KVF arrijnë 3.047 milionë denarë.

Për projektin për gazifikim janë planifikuar 428 milionë denarë, 304 milionë denarë për banesa sociale, 197 milionë denarë për pajisje mjekësore, pastaj mjete për rikonstruksion dhe ndërtim të objekteve shëndetësore në Shtip, Tetovë, Kërçovë, Çair dhe në Qendrën klinike në Shkup, mjete për objekte kulturore dhe sportive, shkolla fillore dhe të mesme dhe ngjashëm.

Për shëndetësinë janë dedikuar 1,6 miliardë denarë, në arsim 2,5 miliardë denarë, për mjedisin jetësor 390 milionë denarë… Në anën e hyrave pritet që të ardhurat tatimore të kenë rritje prej 6,5 për qind dhe të arrijnë 101.531 milionë denarë, të ardhurat jo-tatimore janë planifikuar në 9.633 milionë denarë dhe janë për 519 milionë më shumë, ndërsa kontributet të kenë rritje prej 4,2 për qind dhe të arrijnë 49.187 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button