Spiraki kritikon vendimin e Maqedonisë për ngritjen e murit në kufirin me Greqinë

Partia opozitare greke, Demokracia e Re kritikoi vendimin e Maqedonisë për ngritjen e murit në kufirin me Greqinë në nivel evropian. Euro- deputetja e partisë djathtiste, Maria Spiraki dërgoi pyetje deri te KE nëse vendimi për ngritjen e murit është në përputhje me udhëzimet e BE-së për menaxhimin me krizën, njofton Portalb.

Spiraki shkon deri atje saqë pyet nëse muri do të ngritet me mjete nga fondet evropiane.

“A mund të konfirmoj Komisioni se për mbrojtjen e kufirit të IRJM-së përdoren mjete evropiane? A vlerëson Komisioni se ngritja e murit në kufirin me Greqinë dhe në përputhje me frymën e procesit të integrimit dhe hyrjes në BE dhe shfrytëzimin e fondeve për këtë qëllim”, pyet Spiraki në shkresën deri te Komisioni.

Euro- deputetja kërkon shpjegim edhe për atë nëse Komisioni do të ndërmerr ndonjë aktivitet që të pengoj shpenzimin e mjeteve evropiane për qëllim që nuk është pjesë e strategjisë evropiane për menaxhimin me refugjatët.

Spiraki pritet të vizitoj edhe Shkupin si pjesë e Komitetit të përzier të BE-së dhe Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button