“El Clasico” pa dy super yje

Për herë të parë në 15 vitet e fundit, El Clasico do të luhet pa dy ikonat e futbollit spanjoll, Iker Casillas (Real Madrid) dhe Xavi Hernandez (Barcelona).

Të dy këta futbollist i kanë dhënë shumë skuadrave të tyre, duke qenë në shumicën e ndeshjeve që janë zhvilluar kundër Realit dhe Barcelonës në këto vite.

Casillas verën e kaluar vendosi për tu larguar nga Real Madridi e për t’u transferuar në Porto, ndërsa Xavi la Barcelonën për të kaluar në ligën e Katarit te skuadra e Al Sadd.

Kujtojmë se El Clasico e parë do të zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 18:15 në Santiago Bernabeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button