Cameron: Sigurinë e popullit tonë nuk mund t’ia besojmë ‘vetos ruse’

Kryeministri britanik David Cameron deklaroi se nuk do të kërkohet pëlqimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për përfshirjen e Britanisë së Madhe në aksionet ajrore në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai porositi se vendimi i nevojshëm për ruajtjen e sigurisë së vendit nuk mund t’i besohet “vetos ruse”.

Kryeministri Cameron sot ishte i pranishëm në sesionin e rregullt të Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik në të cilën përgigjej pyetjeve të deputetëve.

Në pyetjen e një deputeti nëse Britania e Madhe, para vendimit për përfshierje në operacionet ajrore kundër terroristëve të DAESH-it në Siri, do të pret vendimin e Këshillit të Sigurimit mbi këtë çështje, Cameron tha se bëhet fjalë për një çështje të ndërlikuar të sigurisë kombëtare e cila nuk është patjetër të pret aprovimin e Këshillit të Sigurimit.

“Sigurisht se përcaktimi ynë është të kemi mbështetje të plotë nga Këshilli i Sigurimit, por për ne më me rëndësi është që çdo hap që bëjmë të jetë në kuadër të ligjit dhe në dobi të mbrojtjes së vendit dhe popullit tonë. Masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë së popullit tonë nuk mund t’ia besojmë vetos ruse”, tha Cameron.

Cameron gjatë fjalimit të djeshëm në Parlament tha se DAESH-i është kërcënim në rritje dhe se kundër tij duhet luftuar në Irak dhe Siri.

Për realizimin e sulmit ajror britanik në Siri doemos duhet aprovimi i Parlamentit, i cili para dy viteve me 285 vota “kundër” dhe 272 vota “pro” refuzoi projekt vendimin i cili parashikonte parimin e intervenimit të domosdoshëm lidhur me krizën siriane duke përfshirë edhe përdorimin e forcave ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button