Rusia embargo ushqimore ndaj Ukrainës nga 1 janari 2016

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Aleksey Ulyukaev, njoftoi se që nga 1 janari 2016 do të zbatojnë embargo ushqimore ndaj Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ulyukaev në një deklaratë në televizionin shtetëror të Rusisë theksoi se qeveria e Kievit ka vendosur të marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë të vendosura nga vendet perëndimore dhe si kundërpërgjigje të kësaj qeveria ruse do të zbatojë embargo ushqimore ndaj Ukrainës.

Duke vënë në dukje se vendimi ishte marrë që më parë, por se zbatimi ishte shtyrë deri në vitin 2016, Ulyukaev ka theksuar se embargoja ushqimore kundër Ukrainës do të jetë në të njëjtën mënyrë si embargoja e zbatuar ndaj vendeve perëndimore.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko kishte deklaruar se pjesët ekonomike të marrëveshjes së Partneritetit të BE-së, do të zbatoheshin që nga 1 janari 2016.

Edhe Kryeministri rus, Dimitri Medvedev kishte pohuar se në rast se Ukraina do të aplikojë pjesët ekonomike të Marrëveshjes së Partneritetit atëherë do të vendosnin embargo ushqimore ndaj Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button