E largojnë nga puna për shkak të fustanit “provokues” (Video)

Prezantuesja televizive turke Gozde Kansu është shkarkuar nga puna për shkak se kishte veshur një fustan, i cili u vlerësua shumë “provokues” në një emision televiziv.

Një zëdhënës i partisë në pushtet, e përshkroi paraqitjen e saj si të “pa pranueshme”, raporton France24.

Fustani i Kansu u vu në qendër të kritikave pasi paraqitjes në programin “Velihat” në të cilin ajo është nikoqire.

“Nuk intervenojmë kundër askujt, por kjo është e tepërt është e papranueshme”, citohet të ketë thënë zëdhënësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button