Beckham, mashkulli më me stil i vitit

David Beckham është shpallur mashkulli më me stil i vitit nga evenimenti “Mashkulli i vitit” organizuar nga revista prestigjioze “GQ”.

Futbollisti britanik u shpall më i miri, në edicionin e 15-të të evenimentit që u mbajt të enjten mbrëma në Berlin të Gjermanisë.

Kryeredaktori i revistës Jose Redondo Vega lavdëroi ikonën e futbollit, duke thënë se nuk ekziston asnjë sportist tjetër që e portretizon më mirë një mashkull më me stil sikurse Beckham.

Lajme të ngjashme

Back to top button