“Serbia në Kosovë”, me bashkësi të komunave

Zgjedhjet lokale në Kosovë, përveç se do të japin si rezultat formimin e organeve të reja, siç janë zgjedhja e kryetarëve dhe asambleve komunale, do të kenë si efekt edhe formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së Komunave Serbe.

Ky organ, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit do të themelohet pasi që të mbarojë procesi elektoral, që nënkupton përmbylljen e balotazhit, shpalljen e rezultateve zyrtare dhe konstituimin e organeve të reja lokale.

Themelimi i asociacionit serb do të bëhet nga ana e kryetarëve të komunave me shumicë nga radhët e këtij komuniteti.

Ky organ i ri, i cili sipas interpretimeve të Prishtinës zyrtare, nuk do ta themelojë nivelin e tretë të pushtetit, megjithatë do të ketë kompetenca shtesë, sidomos në katër komunat veriore.

I ngarkuari si ministër pa portofol për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, u pati thënë serbëve në Graçanicë, në ditën e fundit të fushatës se për të vendosur kontrollin mbi Asociacionin/Bashkësinë, subjekti politik që sponsorizohet nga Serbia me emrin Iniciativa Qytetare Serbe e njohur edhe si lista serbe, duhet të fitojë në të paktën gjashtë komuna..

Lajme të ngjashme

Back to top button