Lady Gaga: Me marijuanë shëron…!

Paketa të tëra marijuane për të luftuar dhembjen. Ja sesi Lady Gaga ka përballuar pjesën pas operacionit në ijë, që e detyroi edhe të anulojë “Born this Way Tour”.

“Fillova të tymos kur dhembja në ije ishte bërë e padurueshme – shpjegon ylli i pop-it -. Ndihesha e mpirë, e mpirë dhe e mpirë. Pastaj flija shumë, ngjitesha në skenë, kërkoja të luftoja dhembjen dhe tymosja e tymosja, duke kërkuar të largoj atë që më vriste në shpirt”.

Pastaj, në muajin gusht të këtij viti, Gaga u bë protagoniste e videos së artistes Maria Abramoviç, ku këngëtarja shfaqet pa gjë në trup.

Për yllin e “pop”-it ishte rasti për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes: “Marina atëherë më tha: ‘OK, hajde në shtëpinë time, por s’ka televizion, s’ka kompjuter, as marijuanë e as ushqim. Për tre ditë do jetojmë vetëm me art’. Pastaj më lidhi sytë dhe më la në pyll, duke më thënë ‘Kam nevojë për ty që të rigjej rrugën e shtëpisë… Ajo më qëndronte pranë, por fillova të qaj, sepse përreth kishte shumë shkëmbinj e nuk ndjehesha e lidhur me tokën prej kohësh.

Por si përfundim nuk u rrëzova asnjëherë. Isha e mpirë, por fatmirësisht nuk rashë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button