Armët siriane në pikëpyetje, telefonata Rama – Kerry

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur sot në Komisionin e Jashtëm për çështjen e armëve kimike të Sirisë dhe ofertës së SHBA-ve për shkatërrimin e tyre në Shqipëri, deklaroi se nuk ka ende asnjë vendimmarrje.

Sipas Bushatit, Shqipëria është një nga vendet e kontaktuara nga SHBA për shkatërrimin e arsenalit sirian, por nuk është vendosur gjë.

Ai ka bërë me dije se kryeministri Rama ka pasur një bisedë telefonike me sekretarin amerikan Kerry, ndërkohë që ka shtuar se nuk flitet ende për vendimmarrje.

“Nuk dihet ende nëse do të shkojmë apo jo në këtë proces”- tha ai, duke shtuar se nuk është folur për detaje teknike të procesit.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur edhe për proceset integruese të vendit.

“Viti që vjen është vit deciziv, se Greqia dhe Italia do marrin timonin e BE. Megjithë reduktimin e rolit, sërish presidencat kanë peshë të caktuar dhe viti tjetër do të jetë viti i Mesdheut”, tha Bushati.

Lajme të ngjashme

Back to top button