Tekstet e nxënësve shqiptarë ende me emra maqedonas

Tekstet shkollore përveç përmbajtjes skandaloze dhe fyese që kanë, gjithashtu shembujt që janë dhënë në libra janë me emra maqedonas edhe pse janë të përkthyera në gjuhën shqipe.

Prindërit shfaqin shqetësim dhe pyesin se pse kur bëhet përkthimi nuk bëhet edhe ndryshimi i emrave.

“Fëmijët janë të vegjël dhe shpesh habiten kur lexojnë emra maqedonas si dhe e kanë vështirë ti mbajnë mend. Është diçka që shumë lehtë mund të rregullohet po të donte përkthyesi”, thotë për Portalb, Labinot Goca, prind.

Profesori i Katedrës së Albanologjisë, Qani Memeti thotë për Portalb se përkthyesit nuk kanë faj, por që shtëpia botuese është ajo që bën këto lëshime.

“Përkthyesit nuk kanë faj lidhur me ndryshimin e emrave në tekstet shkollore, kjo ka të bëjë me politikën e botimeve, do të thotë shtëpisë botuese e cila nuk ka kritere. E vetmja gjuhë është shqipja që nuk ka komision për korrigjimin profesional të përkthimit në shtëpitë botuese, andaj ato kanë liri dhe bëjnë kërdi duke mos përfillur asnjë kriter të përkthimeve”, tha Memeti.

Nga ana tjetër shkrimtari Xhabir Ahmeti sqaron për Portalb se botuesi është ai që duhet të të kërkon nga përkthyesi dhe autori që të bëhet ndryshimi i emrave gjatë përkthimit.

“Gjithçka varet nga ai që bën botimin, sepse botuesi është ai i cili kërkon nga përkthyesi dhe autori që të bëhen këto ndryshime. Te në këtë se kërkon askush, pakujdesia e madhe shpesh kalon edhe në papërgjegjësi të madhe”, thekson Ahmeti.

Si shton se ai ka përkthyer disa tregime të shkurtra dhe ka kërkuar si dhe ka ndryshuar emrat, duke i bërë ata shqip.

“Brezi i ri duhet të mësohet me emra shqip. Shtëpitë botuese na bëjnë hile që të na prekin në identitet. Unë kam bërë përkthimin e disa tregimeve dhe tek të gjitha kam vendosur emra shqip. Ne duhet ta mbrojmë identitetin jo ta mënjanojmë nga tekstet shkollore”, shtoi Ahmeti.

Kurse ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti thekson për Portalb se që këto “gabime” janë pjesë e pakos së konceptit të përgjithshëm të politikës ksenofobike!

“Vlerësoj që këto “gabime” janë pjesë e pakos së konceptit të përgjithshëm të politikës ksenofobike! Pas largimit të kësaj konjukture do jetë e nevojshme një proces i thellë denacifikimi. Të pastrohen  përmbajtjet e tilla kaenofobike por edhe diskriminimi tjetër!”, tha Rushiti.

Kurse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk japin përgjigje apo sqarim lidhur me këtë çështje./Portalb

LEXO MË SHUMË:

 Librat e Kembrixhit aspak nuk janë të përshtatshme për Maqedoninë

Librat e Kembrixhit katastrofal, bëhet fjalë për biznes 12 milion eurosh

 Kembrixhi, librat e vjetërsuara dhe gabimet skandaloze do të shoqërojnë nxënësit këtë vit

 Tekstet shkollore shtrembërojnë faktet historike për fiset Ilire

 Edhe ky vit me gabimet skandaloze në tekstet shkollore, vitin tjetër libra të rinj

MASH nuk përfill Ambasadën e Kosovës as reagimet e shumta, libri i Shoqërisë nuk tërhiqet

 Librat falas të shkatërruara, prindërit marrin iniciativë për të blerë libra të ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button