“Procesin politik në Siri duhet ta ndjekë një armëpushim nën mbikëqyrjen e OKB-së”

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se në bisedimet për krizën e Sirisë nën udhëheqjen e sirianëve ata mbështesin procesin e tranzicionit në 6 muaj. Ai ka theksuar se janë duke përgatitur një projekt-kushtetutë të re, dhe se kanë rënë dakord gjithashtu për kryerjen e zgjedhjeve të drejta ku dhe do të përcaktojnë, sipas tij se kush është terrorist dhe kush opozitarë. Gjithashtu ai shprehet se do të zbatohet një armëpushim nën mbikëqyrjen e OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry pas pjesëmarrjes në takimin e mbajtur në Vjenë të Austrisë i cili ka nisur me iniciativën e përbashkët të SHBA-së dhe Rusisë me qëllim për të gjetur një zgjidhje politike ndaj luftës së brendshme në Siri, ku dhe kanë marrë pjesë përfaqësues të 17 shteteve dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, BE-së dhe të Lidhjes Arabe, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe me përfaqësuesin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Sekretari amerikan i Shtetit fjalimin e tij e ka nisur në frëngjisht dhe në lidhje me sulmet në Paris u shpreh se SHBA ndodhet në anën e Francës dhe se ata do të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që të fshihen nga kjo botë grupet terroriste.

Kerry ka vënë në dukje ndër të tjera se nëse nuk reduktohen dhuna dhe konfliktet në rajon nuk do të mund të fitojnë kundër DAESH dhe u shpreh se mes palëve ende ka pikëpamje të ndryshme në lidhje me çështjen e të ardhmes së Asadit, por se sipas tij në krahasim me bisedimet e dy javëve më parë kanë arritur përparime të rëndësishme.

“Me përfaqësuesit e regjimit sirian dhe të opozitarëve sirianë ramë dakord për fillimin e bisedimeve nën udhëheqjen e OKB-së…Ne e mbështesim procesin e tranzicionit të udhëhequr nga sirianët në 6 muaj. Ne jemi duke përgatitur një projekt-kushtetutë të re…kemi rënë dakord për kryerjen e zgjedhjeve të drejta brenda 18 muajsh. Këtë proces politik duhet ta ndjekë një armëpushim nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe kjo do të ndihmojë për të përcaktuar se kush është terrorist dhe kush nuk është. DAESH dhe al-Nusra kategorikisht do të ndodhen në kategorinë e terroristëve”, ka pohuar Kerry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button