Pusiç: Kroacia sot i dërgon notë proteste Sllovenisë për ndërtimin e gardhit në kufi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusiç, deklaroi sot në prag të seancës të qeverisë se Sllovenia është informuar për notën e protestës, e cila zyrtarisht do t’ju dorëzohet sot, për ngritjen e gardhit me tela me gjemba në një pjesë të kufirit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është e njëjta situatë siç e kishim me Hungarinë. Reagimi ynë ishte i njëjtën dhe hungarezët larguan gardhin që kishin vendosur. Presim veprimin e njëjtë edhe nga pala sllovene”, tha Pusiç.

Kroacia sot do të dërgojë një notë proteste Sllovenisë për shkak të ngritjes së gardhit me tela me gjemba nga ana e ushtrisë sllovene, duke izoluar një pjesë të territorit kroat pran lumit Sutlu pranë Harmicës.

Dje për shkak të incidenti të gardhit në territorin, të cilin edhe Sllovenia në kartat e tyre e ka të konfirmuar se i takojnë Kroacisë, në kufi ndodheshin nga 40 pjesëtarë të policisë speciale kroate dhe sllovene.

Sllovenia nga mëngjesi i djeshëm ka ngritur gardh për të lehtësuar kontrollet gjatë hyrjes së refugjatëve përgjatë kufirit të gjelbër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button