Zhuta optimist për miqësoret e radhës

Reprezentacioni i Maqedonisë sonte në mbrëmje do të luajë ndeshjen e parë miqësore nën urdhrat e seleksionuesit të ri Igor Angellovski, ku përballë do të ketë reprezentacionin e Malit të Zi.

Angellovski në listën e tij kishte ftuar vetëm dy shqiptarë, Agim Ibraimin dhe Leonard Zhutën, ndërsa ky i fundit po kalon një formë të mrekullueshme me ekipin e tij Rijeka, duke vazhduar të jenë lider të Ligës së Parë kroate.

Zhuta para ndeshjes me Malin e Zi ka deklaruar se janë të përgatitur mirë dhe se lëndimi i vogël që kishte është tejkaluar, duke pritur që të jetë në formacion për të ndihmuar reprezentacionin për të fituar.

“Sigurisht se kemi punuar maksimalisht, unë kisha disa një lëndim të lehtë, por tani më jam gati për paraqitje dhe shpresoj që të më jepet rasti për të ndihmuar reprezentacionin për një sukses. E dimë se Mali i Zi ka ekip shumë të mirë dhe kishin paraqitje të mira në ndeshjet kualifikuese për Euro 2016, por ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi ta fitojmë këtë lojë”, ka thënë për “Portalb”, Leonard Zhuta.

Futbollisti shqiptarë i cili është edhe me shtetësi suedeze ka folur edhe për ndeshjen e 17 nëntorit, kur Maqedonia do të ketë përballë reprezentacionin e Libanit.

“Kam njohuri më të mira për reprezentacionin e Libanit, pasi i njoh dy futbollistë me të cilët kam luajtur bashkë. Mendoj se janë shumë të mirë dhe kanë aftësi teknike të mira dhe nuk janë për tu nënvlerësuar, andaj duhet dhënë maksimumin që të mos befasohemi, edhe pse janë ndeshje miqësore, ne na duhen rezultate pozitive për të përmirësuar imazhin e reprezentacionit por edhe për të ngritur atmosferën në kampin tonë”, ka shtuar Zhuta.

Ndeshja Maqedonia – Mali i Zi luhet sonte me fillim në ora 18:00, në stadiumin “Arena Filipi i Dytë”. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button