CIVIL: Raporti i KE-së dëshmon dështimin e Maqedoninë

“Erozioni shumëvjeçar i demokracisë, mungesa e sundimit të drejtësisë, shkelja në vazhdimësi e të drejtave dhe lirive të njeriut, kontrolli i mediave dhe dhuna strukturore, kontribuuan në rënien e vazhdueshme të vlerësimeve në raportet vjetore të Komisionit Evropian (KE) për progresin e Republikës së Maqedonisë. Raporti i fundit i KE është, thjesht, dështim për vendin, e më së shumti dështim për politikat dhe praktikat e këqija, të cilat me vite e dekompozojnë shoqërinë dhe sistemin”, thuhet në reagimin e OJQ CIVIL.

Në këtë kontekst, CIVIL vlerëson se shteti gjendet në krizën më serioze politike që nga viti 2001, e cila intensifikohet pas skandalit me bisedat e shumta të përgjuara, në regji të pushtetit aktual. Komunikimet e zbardhura, të cilat përfshijnë funksionarë të lartë shtetëror, sugjerojnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut, përzierje në pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave, në zgjedhjet, si dhe korrupsion.

Nga atje thonë që Raportin e Komisionit, si dhe në raportet e CIVIL-it, tërhiqet vërejtja për mosekzistimin e dialogut politik, kulturës së ndarë politike dhe pamundësia për t’u arritur pajtueshmëri për çështje thelbësore nga interesi për demokraci, të drejtat dhe liritë e qytetareve/ëve, probleme për të cilat me vite bëhet me dije edhe në raportet e mëparshme të Komisionit.

“Në fokusin e Komisionit Evropian janë edhe raportet e brishta ndëretnike, para së gjithash, për shkak të krizës së sigurimit që ndodhi në Kumanovë, me të cilën vërtetohet nevoja nga ndërtimi i besimit mes bashkësive dhe ndërmarrjen e masave proaktive për stabilizimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe rritjen e nivelit për tolerancë ndëretnike. Çështjet rreth shpenzimeve të pakontrolluara dhe jo transparente të parave shtetërore dhe borxhi i lartë publik i Republikës së Maqedonisë, si probleme dhe pyetje të detektuara të cilat Civili një kohë të gjatë i parashtron dhe kërkon përgjigje, si dhe zgjidhja e tyre, janë pjesë e kritereve negative ekonomike për përparimin e vendit, të paraqitura nga Komisioni Evropian në Raport. Kësaj i ndërlidhen edhe problemet rreth menaxhimit me financat publike dhe papunësisë së madhe. Gjithsesi, zbatimi i Marrëveshjes së qershorit dhe korrikut 2015, si dhe rëndësia e progresit në implementimin e prioriteteve urgjente reformuese në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sundimi i të drejtës dhe siguria juridike, gjyqësia e pavarur, mediat e lira dhe një sërë fushash të tjera, paraqesin kusht nga Komisioni Evropian për ruajtjen e rekomandimit pozitiv të Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e OJQ CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button