LSDM: Projektet e Gruevskit janë lopata të hedhura

“Investimet e mëdha kapitale të Nikolla Gruevskit dhe kompanisë së tij “Dill Oriented”, kanë ngelur vetëm në gur themelin për ndërtimin e pishinës dhe kanalizimin në Ohër”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, më shumë se 307 milionë euro, investime të huaja janë premtuar nga pushteti dhe s’janë realizuar.

“Ku janë “Maderson Grup” nga India,  “Gazit Glloub” nga Izraeli “Haier i Trivju”, “Euro Italia”, të Irlandës, Sllovenisë, “Shishexhamin” dhe “Biroteknik Otomotiv” nga Turqia, investimi “Orand Itali” dhe “Grudhost” nga Danimarka, të cilat në fund vendosën që të investojnë në Serbi.

Nga LSDM investimet e huaja në Maqedoni janë në nivelin më të ulët rekord në mbarë Evropën, madje edhe më pas Kosovës.

LSDM, sot gjithashtu reagoi edhe për lirinë e mediumeve, duke e përkufizimin Gruevskin si redaktor të disa mediumeve proqeveritare.

LSDM: Redaktor Gruevski, nga 24 prilli mediumet do të jenë të lira

“Redaktori Nikolla Gruevski në 10 vitet e fundit e ka ngulfatur lirinë e mediumeve në Maqedoni, faktet flasin se Maqedonia në rang listën për lirinë e mediumeve është e fundit në Evropë. Gjendja e keqe e mediumeve është e vërtetuar edhe në raportin e Komisionit Evropian”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.

Duke i potencuar vërejtjet e Komisionit Evropian, nga partia thonë se ka regres të lirisë së shprehjes në Maqedoni, sipas tyre në Maqedoni, pushteti mundohet t’i frikësojë gazetarët dhe gjithashtu ka politikë redaktuese të shërbimit publik RTVM.

LSDM, shkruan se “Redaktori Nikolla Gruevski”, problem më të madh ka me të verbëtën.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj, duan kthim të lirisë së mediumeve. Më 24 prill, në Maqedoninë e lirë, të udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev, liria e mediumeve do të jetë e garantuar. E drejta e mediumeve është të punojnë dhe t’i njoftojnë qytetarët në interes të tyre, duke qenë të sigurt dhe pa pasur trysni”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, .Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button