Gjashtë shqiptarë në listën e futbollistëve të reprezentacionit të RMV-së në ndeshjen me Arabinë Saudite
Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, sot ka kumtuar listën e futbollistëve të thirrur nga kampionati vendor, të plotësuar me tre lojtarë ndërkombëtarë, për ndeshjen kontrolluese kundër Arabisë Saudite më 22 tetor në Abu Dabi, njofton Portalb.
Në listën e Milevskit janë këta futbollistë:
Portierë: Kristijan Naumovski, Kostadin Zahov, Igor Aleksovski.
Mbrojtja: Darko Vellkovski, Egzon Bejtullai, Mario Mlladenovski, Kristijan Toshevski, Bojan Ilievski, Zija Merxhani, Vlladica Bërdarovski.
Mesfushorë: Ivan Nikollov, Adem Ali, Ferhan Hasani, Bunjamin Shabani, Bojan Dimoski.
Sulmi: Besart Ibraimi, Vllatko Stojanovski, Lupçe Doriev, Hristian Trapanovski, Metodija Maksimov, Martin Stojanov.
Përgatitjet për ndeshjen kontrolluese ndaj Arabisë Saudite do të fillonë më 17 tetor. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” do të mbahen dy seanca stërvitore para nisjes për në Abu Dabi më 18 tetor.