Kjo pamje e frikshme, bën tokën të duket se merr frymë (VIDEO)

Përdoruesit e rrjeteve sociale ditëve të fundit kanë qenë duke analizuar, diskutuar se çfarë mund të bëjë tokën të duket sikur po merr frymë. Çfarë mund të jetë ajo? Ujëra nëntokësore? Era po lëviz rrënjët e ndërlidhura të drunjëve?

Ky filmim i frikshëm u xhirua nga Brian Nuttall në lumin Apple, në Nova Scotia më 31 tetor pasi u rimor vendi nga Uragani Patricia.

Nga pamjet, është ende e vështirë për të treguar se çfarë saktësisht po ndodh. Megjithatë, Nuttall ka një teori mjaft konkrete, mbi ngjarjen e pazakontë. Ai tha në postin e tij në Facebook:

“Era lëkundte pemët në kodër disa ditë pas uraganit Patricia, ajo ishte një erë e fortë perëndimore. Ashtu siç hyra mes pemëve dhe shkurreve vërejta se si toka lëviz. Unë besoj se pemët më të mëdha ishin të kursyera nga rënia në tokë pasi që pemët më të vogla rreth tyre ndihmonin njeri-tjetrin të mbahen, ashtu siç i shtynte era.

“Ndjej se drunjtë nuk kanë rrënjë të thella ashtu siç duhet të kenë drunjtë në pyll. Erërat ndëshkuese mbizotëruese kanë lënë gjurmën e tyre në kodër, rrënjët janë liruar nga toka e pyllit, mendoj se së shpejti e gjitha do të rrëzohet.Toka e pyllit është e thatë, pa ujëra nëntokësore.” shprehet ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button