Taravari: BDI, VMRO-DPMNE dhe PDSH është e mundshme që si koalicion të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit

Partitë politike BDI, VMRO-DPMNE dhe PDSH është e mundshme që bashkërisht të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Prill të vitit 2016. Këtë e paralajmëroi Sekretari i Përgjitshëm i Lëvizjes për Reforma – PDSH Arben Taravari, në deklaratën e tij gjatë debatit të sotëm mbi Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, në organizim të Fondacionit Shoqëri e Hapur.

“Ka informata dhe indikacione të cilat i kemi ne si parti politike, se tashmë ekzistojnë bisedime të tilla për bashkimin dy partive parlamentare shqiptare dhe partisë e cila është në qeveri, pra VMRO-DPMNE. Të gjitha opsionet janë të hapura. Ndërkaq ne tash për tash jemi duke punuar për bashkimin e bllokut politik shqiptarë në opozitë në një front të përbashkët opozitarë. Në “Aleancën për Shqiptarët” ka kohë që jemi bashkë me RDK-në, kurse aktualisht po bisedojmë me Lëvizjen “Besa”, por mbetet të shihet se çfarë do të sjellin hapat në vijim.” tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button