Zjarrfikësit e Gostivarit të cilët ndihmuan të prekurit në Turqi do të shpërblehen nga Komuna
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në kabinetin e tij ekipin e kërkim-shpëtimit të NJTKZ – Gostivar, të cilët e kryen misionin e tyre me sukses duke ju dolën në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqinë Lindore, transmeton Portalb.mk.
Në takim u bisedua për rrjedhën dhe vështirësitë e zjarrfikësve gjatë misionit, ndërsa kryetari Arben Taravari emër të qytetarëve të Gostivarit, i falënderoi për gatishmërinë e tyre për të qenë gjithmonë në krye të detyrës.
Po ashtu në sancën e ardhshme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, kryetari Arben Taravari u shpreh se do të propozohet që këta heronj, të shpërblehen financiarisht për punën dhe sakrificën e tyre.
Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës. Në këtë katastrofë, deri tani është konfirmuar se jetën e kanë humbur mbi 46.000 persona.