‘Kush nuk flet shqip, largohet nga ekipi Kombëtar’

Arjan Bellai ka paralajmëruar futbollistët e Kombëtares U19 që të flasin vetëm shqip.

Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Arjan Bellai ka thënë se futbollistët e tij duhet të flasin vetëm shqip, në të kundërtën do t’i largojë nga ekipi.

Shqipëria në këtë grupmoshë ashtu sikurse edhe në U21 dhe ekipin e parë ka shumë lojtarë që kanë lindur në vende të ndryshme të Evropës dhe gjuhë të parë kanë gjuhë të tjera.

“Duke pasur futbollistë nga shtetet e tjera, i kam ndaluar rreptësishtë të flasin gjuhë të huaj. I kam thënë nëse dëgjoj dikë që flet në gjuhë të huaj, ikën nga ekipi. Këtu përfaqësojmë shqiponjën dhe asnjë tjetër”, tha Bellai për SuperSport.al.

Kuqezinjtë e vegjël U­19 sot kanë fluturuar drejt Tbilisit të Gjeorgjisë së largët, ku deri më 17 nëntor, ata do të zhvillojnë ndeshjet eliminatore të grupit të 8­të për kampionatin evropian të kësaj moshe.

Në këtë fushatë eliminatore përballë kuqezinjve tanë U­19 janë skuadra të forta, si Austria, Uellsi dhe Gjeorgjia vendase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button