​Studentët humbin vetëdijen në mënyrë të pashpjegueshmë në një shkollë në Angli

Një numër studentësh në qytetin anglez Rigon mes moshës 11-16 vjeç janë dërguar në spital me urgjencë pasi kanë humbur vetëdijen në mënyrë të pashpjegueshme.

Policia e regjionit të North Yorkshire ka thënë se rreth 28 persona, përfshi edhe një mësues, janë prekur nga ky incident në akademinë “Outwood” në Ripon.

Mediat e huaja raportojnë se ekipet e emergjencës tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa shkaktarët e incidentit janë ende të panjohur.

“Siguria e nxënësve dhe stafit është qëllimi ynë, dhe policët janë duke bashkpunuar me ekipet emergjente për të gjetur se çfarë e ka shkaktuar incidentin”, ka thënë për ITV Neës një polic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button