Si të rrisni fëmijë me vetëbesim, bazë e suksesit?

Vetëbesimi përcakton suksesin e secilit njeri. Ai ka themelet në fëmijëri. Ju si prind keni rol kyç në ndërtimin e vetëbesimit të fëmijës tuaj. Ja disa këshilla:

  1. Mos keni frikë të tërhiqeni
    Përgjegjësia kryesore e prindërve është që të ndihmojnë fëmijët të bëhen kompetent dhe të kenë besim tek vetja e tyre. Kështu që herë pas here duhet të tërhiqemi dhe t’i lëmë fëmijët të provojnë përvojën e dështimit dhe zhgënjimit. Lërini fëmijët që të ndërmarrin rreziqe të shëndetshme dhe të zgjidhin problemet me mënyrën e tyre. Vendosuni qëllime reale fëmijëve tuaj. Sapo ata t’i realizojnë detyrat që u keni dhënë, është mirë që t’ua njihni e t’i përgëzoni.Lërini të bëjnë zgjedhjet e tyre në fusha të ndryshme. Ndihmojini të kuptojnë që sapo fillojnë të bëjnë diçka, duhet t’i qëndrojnë deri në fund. Duke i lënë fëmijët të bëjnë zgjedhjet e tyre, ne i mësojmë ata rreth pasojave të zgjedhjeve të tyre.2. Vlerësoni, mos mbivlerësoni
    Vlerësimi bëhet çështje e mirë kur shihet nga perspektiva e zhvillimit të vetëvlerësimit. Ata e ndërtojnë vetëvlerësimin nga ndjenjat e dashurisë dhe sigurisë. Nga ana tjetër, atyre u duhet të ndërtojnë një kuptim real të aftësive dhe aftësive të tyre, pra që kërkon kohë që të zhvillohet dhe perfeksionohet.

    Komplimentet janë të rëndësishme, por komplimentet e shumta bëhen problematike. Mbivlerësimi i fëmijëve tuaj do t’ua ulë nivelin e përpjekjeve, gjë që do bëjë që ata të mos përpiqen mjaftueshëm të arrijnë rezultate më të mira pas një dështimi.

    Mbivlerësimi mundet gjithashtu të çoi në një tjetër problem – i bën ata të veprojnë në mënyra jo të natyrshme për t’u dukur të përkryer apo shumë të përkryer përgjatë gjithë kohës dhe do të përpiqen vazhdimisht të zhvillojnë këtë standard fals.

    3. Lërini fëmijët që t’ju ndihmojnë në shtëpi
    Fëmijët përfitojnë dhe zgjerojnë kompetencat e tyre nga të ndihmuarit e prindërve. Do të ishte një strategji e mirë t’i bëjmë ata që të na ndihmojnë në punët e vogla të shtëpisë dhe gjithashtu i ndihmon ata të kuptojnë që kontributi i tyre është i dobishëm dhe i vlerësohet nga anëtarët e shtëpisë. Kërkojuni t’ju ndihmojnë ndërsa gatuani, pastroni apo shtroni një tavolinë. Madje mund të gjeni detyra apostafat për të vegjlit.

    4. Inkurajojini të zbulojnë dhe të ndjekin interesat e tyre
    Sapo të zbuloni që fëmijët tuaj kanë një interes të veçantë, përpiquni t’i bëni të kryejnë ato punë për të cilat do t’u ndjenin të lumtur t’i kryenin. Kjo u jep atyre një sens të madh arritjeje, u jep një ndjenjë që ua zhvillon konsiderueshëm vetëvlerësimin.

    5. Kritikoni veprimet, jo individin
    Disa prindër priren të mbivlerësojnë, të tjerë të mbikritikojnë. Kriticizmi konstruktiv është i mirë, por duhet bërë në mënyrën e duhur. Në vend që ta kritikoni individin duke i thënë që “Ti je një fëmijë i keq”, thojini “Ti e di që unë të konsideroj një fëmijë të mirë, prandaj mendoj se duhet ta kryesh mirë këtë detyrë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button