Belgjika gjobit Facebook-un, ja pse

Gjykata belge urdhëroi Facebook-un që në afat prej 48 orëve të ndërpresë ndjekjen e përdoruesve të internetit të cilët këtij rrjeti shoqëror nuk i kanë dhënë qasje për të, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë mediat belge, Facebook doemos duhet të paguajë gjobë në vlerë prej 250 mijë eurosh në ditë, nëse nuk ndalet me ndjekjen e përdoruesve të internetit të ciët njëkohësisht nuk janë anëtarë të këtij rrjeti social.

“Gjykatësi urdhëroi rrjetin social Facebook që të ndërpresë ndjekjen e aktiviteteve në internet të përdoruesve në Belgjikë në afat prej 48 orëve nga momenti kur palët të marrin vendimin e Gjykatës”, theksuan nga Gjykata belge.

Vendimi, të cilin si masë të përkohshme e mori Gjykata në Bruksel, ka të bëjë me përdoruesit e internetit të cilët nuk janë anëtarë të rrjetit shoqëror amerikan dhe të cilin, për dallim nga ata që kanë hapur llogari në Facebook, nuk e kanë autorizuar këtë rrjet që të shfrytëzohen të dhënat e tyre.

Facebook më herët hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se respektojnë ligjet evropiane në ruajtjen e të dhënave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button