Obama dhe Erdogan, ja se çfarë biseduan për Sirinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama kanë shkëmbyer idetë dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet fundit në Siri. Të dy presidentët kanë diskutuar për rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për të forcuar opozitën e moderuar në Siri dhe intensifikimin e presionit kundër DAESH-it.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës mësohet se Obama në bisedën telefonike me presidentin turk, Erdoğan ka shprehur përgëzimet e tij për popullin turk në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 1 nëntor.

Në bisedë gjithashtu është diskutuar edhe për temat në lidhje me axhendën e Samitit G-20 që do të mbahet në Antlaya.

Ndër të tjera mes dy liderëve është vënë në dukje rëndësia për rritjen e përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e opozitarëve të moderuar në Siri si dhe intensifikimin e presioneve ndaj DAESH-it. Është vlerësuar çështja për gjetjen e një zgjidhjeje duke negociuar për konfliktin në Siri duke përfshirë edhe procesin e tranzicionit politik.

Në bisedën mes Erdoğanit dhe Obamës është theksuar ndër të tjera se është e nevojshme që të ndalen aktet e organizatës terroriste PKK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button