Berat Jakupi i treti në Botë (FOTO)

Berat Jakupi ka shënuar një tjetër rezultat të madh në karrierën e tij, pasi arriti të fitoj medaljen e bronztë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Guadalajara në Spanjë.  

Lajmin e ka konfirmuar për mediat trajneri Arind Huseini, i cili nuk ka fshehur gëzimin për këtë rezultat të madh të karateistit shqiptar nga Gostivari. 

Berat Jakupi deri te suksesi arriti pasi mposhti pesë garues. Në meçin e parë Berati ka demoluar karateisti nga Katari, duke e mposhtur me 8:0. Në të dytën mposhti përfaqësuesin nga Kina me 3:0, pastaj arriti fitore edhe ndaj turkut 3:2 dhe iranianit 2:0. Me Rusin humbi me rezultat 1:0, ndërsa në luftën e repasazhit arriti të mposhtë përfaqësuesin nga Bosnja me 3:0, luftë e cila edhe i mundësoi medaljen e bronztë. /Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button