Ku humbi Isco, ylli i Realit

Real Madridi në fillim të këtij edicioni ishte shumë i varur nga forma e talentit spanjoll, Isco. Ylli spanjoll kishte shënuar 5 gola në fillim të këtij edicioni duke qenë lider i Realit.

Por ish-lojtari i Malagës ka humbur vendin e titullarit në javët e fundit. Në 8 ndeshjet e fundit ai shumicën e ndeshjeve është në bankën rezervë.

Mediat e komentojnë këtë Iscon si “viktimë” e sistemit 4-3-3 të cilin po e praktikon Ancelotti. Analistët e vlerësojnë si negativ vendimin që Isco të jetë në bankën rezervë të Realit.

Sipas vlerësimeve në televizionet spanjolle, Isco duhet të inkuadrohet në përbërjen e parë të Realit sepse mund të jetë lojtari më i rëndësishëm i Realit.

Lajme të ngjashme

Back to top button