Ohrid Skaj: “Rrihet pronari i medias Denesovski”

Pronari i Ohrid Skaj, Mak Borba, Makedonija Skaj dhe TV Voks Populli, njëkohësisht gazetar, Sasho Denesovski mbrëmë  është pranuar në spital pas lëndimeve të shkaktuara nga disa persona, momentalisht të pa identifikuar, njofton Ohrid Skaj.

Ngjarje ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate kur tre persona me shkopinj metali e kanë sulmuar atë para shtëpisë së tij. Sipas këtij burimi, Denesovski ka përfunduar me lëndime serioze në kokë, në krahun e majtë dhe me shenja në të gjithë trupin. Kurse më tej thuhet se ai ka thirrur policinë që të zhvillojë inspektimet në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe të shikojë pamjet e kamerave të sigurisë që vëzhgojnë gjithë hapësirën rreth shtëpisë së tij, por thuhet se ata kanë refuzuar duke i kërkuar atij të shkonte vetë personalisht të jepte dëshminë e tij në polici.

Kurse zëdhënësi i MPB-së Ohër, Stefan Dimovski, sot ka thënë “Si për të gjithë rastet e kësaj natyre edhe për këtë ne tashmë kemi nisur hetimet që në kohë të gjejmë autorët.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button