Asgjë s’ka ekskluzive në ngritjen vetëm të pyetjeve

[Recension: Ekskluzive: Ali Ahmeti nuk guxon të shkojë as në Kosovë!]

I vendosur nën ombrellën e “Ekskluzivitetit”, ky është një tekst që nuk i respekton as kriteret e lajmit të zakonshëm. Autori, ka marrë një postim nga rrjeti sociale, e ka plotësuar me komentet e tij të pabazuara në fakte dhe e ka trajtuar si një informacion shumë të rëndësishëm. Në fakt, ajo që na jep ai në tekst, ky është një informacion pa ndonjë interes të madh publik.

Ekskluzive Ali Ahmeti nuk guxon të shkojë as në Kosovë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ekskluzive: Ali Ahmeti nuk guxon të shkojë as në Kosovë!”

Data dhe koha e publikimit: 02.11.2015

Data e recensionit: 03.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Autori në mungesë të burimeve, ka bërë lajm dhe të njëjtit i ka bashkëngjitur komente. Fjala “nuk guxon” që është në titull nxit interesimin e publikut për të lexuar tekstin. Por në tekst, kjo pjesë nuk përfshihet fare. Autori nuk e ka sqaruar këtë fjalë.

As në Llugë e as në Llaushë të Podujevës, por as në Breg të Diellit, aty ku ata ranë heroikisht, nuk u pa asnjë përfaqësues i BDI-së. Kjo ra në sy nga të pranishmit, andaj ndërmjet njerëzve u fol se Ali Ahmeti nuk është më i mirëseardhur në Kosovë dhe se ai ka frikë të shkojë më atje, mëson ekskluzivisht Almakos. Megjithëkëtë, Ahmeti ka përkujtuar të ndjerin Afrim dhe Fahri vetëm përmes Facebook-ut!

Thirrja në burime anonime dhe informacione të pakonfirmuara rrezikon besueshmërinë, fillimisht të lajmit dhe më pas të vetë gazetarit. Zërat duhet konfirmuar dhe lexuesi duhet informuar në prezencë të fakteve dhe dëshmive.

Kohëve të fundit, pas tradhtisë së Kumanovës, janë shtuar zërat se Ali Ahmeti ka rritur sigurimin e tij personal dhe se shëtitet me xhip të blinduar, andaj ai nuk merr guxim të shkojë më në Kosovë, sipas pohimeve mediatike.

Në paragrafin në vijim, gazetari pranon se pyetjet i ka drejtuar në vendin e gabuar. Për mos prezencën e Ali Ahmetit, gazetari fillimisht është dashur të kërkoj qëndrim nga kabineti i Ahmetit e më pas të kërkoj komentin e zyrtarëve të një subjekti politik jashtë vendit.

Përkitazi me këtë rast kërkuam qëndrim edhe nga zyrtarët e PDK-së, që rëndom i ftonin zyrtarët e BDI-së në Prishtinë, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të komentojë. Por, edhe ata e kishin vërejtur këtë mungesë./Almakos

Përmbajtja e tekstit hedh poshtë thirrjen e gazetarit në lajm ekskluziv. Së pari, për faktin se nuk verifikon se përse Ahmeti nuk mund të shkoj në Kosovë dhe së dyti, burimi bazë i lajmit është rrjeti social, ku para se gazetari të bëj lajmë, një numër i madh i lexuesve dhe shfrytëzuesve të këtij rrjeti janë njoftuar me qëndrimin e Ahmetit.

Gazetari nuk guxon të thirret në lajm ekskluziv dhe i njëjti mos të jetë i tillë, por thjeshtë të hedhë dyshime. Dyshimet e pavërtetuara janë hapi i parë drejtë shpifjes. Në këtë rast, gazetari mund të gjykohet për shpifje, pasi që në artikullin e tij nuk vërteton atë që thotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button