Kryeministri i Kroacisë i përgjigjet kancelares së Gjermanisë

Deklarata e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, se në Ballkan mund të fillojë një konflikt i ri i armatosur nëse Gjermania mbyll kufijtë për refugjatët, ka nxitur reagimin e Kryeministrit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili tha se në rajon nuk do të ketë kurrfarë përleshje të reja të armatosura.

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi se në Ballkan nuk do të ketë konflikt të armatosur, në rast se Gjermania mbyll kufijtë për refugjatët.

Ai theksoi se Kroacia mund të mbyll shumë më shpejtë se Gjermania kufijtë e vet.

I pyetur nga gazetarët që të komentojë deklaratën e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila shprehu brengën se mbyllja për refugjatë e kufijve të vendit të saj mund të nxisë konflikte të reja të armatosura në Ballkan, Milanoviq tha se Merkel është tejet e kujdesshme me deklaratat e saj, se ka gjithmonë dy apo tri vija të mbrojtjes dhe se e kupton fare mirë kancelarin e Gjermanisë.

Megjithatë, Milanoviq theksoi se Gjermania nuk do të mbyll kufijtë, duke shtuar se në rast nevojë, Kroacia mund ta bëjë shumë më shpejtë këtë se Gjermania dhe nënvizoi se në Ballkan nuk do të ketë konflikte të armatosura.

Siç dihet, Merkel deklaroi se mbyllja e kufirit nga ana e Hungarisë dhe zhvendosja e shtegut të refugjatëve drejtë Kroacisë dhe Sllovenisë ka dëshmuar se nevojitet një shkëndijë e vogël për të shtuar tendosjet dhe për të nxitur konfliktin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button