Kontraverzat rreth amnestisë ose amnestive

[Recension: A fshihet pas kërkesës për amnesti të Verushevskit amnesti për Zaevin?]

Kur filluan bisedimet e katër partive me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, kishte një marrëveshje që të mos shpaloset asnjë detal rreth asaj që ndodh brenda dyerve të mbyllura në Klubin e deputetëve. Për këtë ka pasur obligim të qartë për pjesëmarrësit në biseidme. Kohë pas kohe, Vanhaute, belgjikasi që i udhëheq bisedimet, jep deklarata, gjithsesi, në pajtim me biseduesit dhe në bazë të funksionit që e ka në këtë proces. Indikative është ajo se në kronikë, e cila i nënshtrohet këtij recensioni, kemi jo vetëm shkelje të fshehtësisë së bisedimeve, por kjo ndodh në kohë kur negociatat kanë ngecur së paku tre javë dhe kur praktikisht bisedimet zhvillohen në relacionin Vanhaute – VMRO-DPMNE! Ku është qëllimi të publikohen lajme bajate, të cilat objektivisht edhe nuk mund t’i verifikoni?

ALFA TV-09876-0987-0Linku deri te artikulli origjinal: A fshihet pas kërkesës për amnesti të Verushevskit amnesti për Zaevin?

Data dhe koha e publikimit: 29.10.2015, 17:40:19

Data e recensionit: 30.10.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

LSDM-ja kërkon amnesti për Zoran Verushevskin në bisedimet ndërmjet partive, kupton Dnevniku. Gazeta shkruan se partia opozitare kërkon që ligji i ri për të ashtuquajturit “bilbilfryrësit”, të vlejë në mënyrë retroaktive dhe ta përfshijë edhe Verushevskin, të akakuzuarin e parë në mega-aferën “Puç”-i.”

Ky është një citim nga kronika, e cila në variante me ndryshime të vogla është publikuar në disa medie (më i gjerë është teksti në Dnevnik), që është e pazakonshme – nëse tashmë kemi autorizim, është e çuditshme se si të gjihtë autoërt mbështeten në burimin e njëjtë anonim?! Ndërsa kronikat janë pothuajse identike për nga përmbajtja, mendimi, rrjedha e mendimeve dhe përfundimi? Kësaj gjithsesi “i vjen era” se bëhet fjalë për njëfarë konference jozyrtare për shtyp ose për kontakt të njëkohshëm me burimin e njëjtë, i cili, sipas asaj që thamë më lartë, është i obliguar me heshtje. Përndryshe, si do ta dinte se çka ndodh prapa dyerve të mbyllura? Këtu përballemi edhe me një veprim më të gjerë jokorrekt, për shkak se asnjëri nga biseduesit nuk guxon ta konfirmojë ose ta kundërshtojë atë që thuhet, për shkak se është i obliguar të heshtë për rrjedhën dhe përmbajtjen e negociatave! Prandaj, pse t’i besojmë informatës së prezantuar, në të cilën bazohen edhe komentet e mëtutjeshme dhe referimet në mendimet e ekspertëve. Të shtojmë se ekspertët përmenden vetëm në një fjali dhe përsëri – nuk kemi emra konkretë!?

Veçanërisht e pazakonshme është informata e pretenduar se përfaqësuesi i PDSH-së paska thënë se me këtë kërkesë për gjoja amenstimin e Verushevskit “do të amnestohet njeriu i cili 20 vite përgjon në mënyrë joligjore, bën dosje personale dhe pastaj shantazhon me to”. Kjo paraqet shkelje të parimit të supozimit të pafajësisë në procesin i cili është duke u zhvilluar, me ç’rast një njeri akuzohet për veprimet të kryera brenda dy dekadave, që e përfshijnë edhe periudhën kur në pushtet kanë qenë të gjitha katër partitë që marrin pjesë në bisedime. A ka mundësi që në këtë mënyrë indirekte t’i amnestojmë edhe njeriun e parë të DSK-së, Sasho Mijallkovin, dhe përgjegjësen e tij në MPB – ish-ministreshën, Gordana Jankullosvkën? Duke luftuar kundër amnestisë së Verushevskit, teksti, në fakt, vetë futet në amnestinë e kush e di se sa përgjuesve, e në mesin e tyre edhe të dy “peshqëve të mëdhenj”, në dorëheqje!

Teksti i recensuar jep edhe një informatë jokorrekte për ligjin për “bilbilfryrësit”, i cili, gjoja, nuk paska paraparë amnesti për të punësuarit në shërbimet e sigurimit, por vetëm për nëpunësit publikë (domethënë përfshihen Mijallkovi dhe Jankullovska), që paska qenë përvoja ndërkombëtare. Kjo absolutisht nuk është e vërtetë, dhe, siç do të thuhej, është nxjerrë nga mëngët. Në fakt, ky ligj akoma nuk është miratuar dhe përmbajtja e tij në fund është e paqartë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button