FFM do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejtë UEFA-s

Delegacioni i FFK-së i udhëhequr nga kryetari Fadil Vokrri dhe nënkryetari Agim Ademi, vizituan Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku u pritën nga kryetari i saj Ilço Gjorgjiovski, nënkryetari Muhamet Sejdini dhe zëvendës sekretari i sekretarit të përgjithshëm Enver Sulejmani.

Kryetari Vokrri e falënderoi mikpritësin Gjorgjiovski, për kohën që ka ndarë dhe për mikpritje. Kryetari Vokrri e njohu homologun e tij maqedon për rrjedhat e futbollit të Kosovës e veçmas për përpjekjet e FFK-së për tu bërë anëtare e mekanizmave ndërkombëtar, duke kërkuar mbështetjen e Fedeartës maqedonase në kongresin e ardhshëm të UEFA-s ku do të diskutohet pranimi i FFK-së në UEFA.

Në anën tjetër kryetari i FF të Maqedonisë i premtoi kryetari Vokrri se si një fqinje e mirë do ta mbështesë FFK-në jo vetëm në pranimin e saj në UEFA, por është e interesuar për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me FFK-në.

Po ashtu të dy kryetarët biseduan për futbollin në rajon dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button