Pa ndryshime në kreun e tabelës, fiton Renova dhe Rabotniçki

E diela ka sjellë në terrenet sportive në Maqedoni ndeshjet e xhiros së 12-të, të Ligës së Parë Futbollistike ku skuadrat udhëtuese patën sukses, duke marrë 7 nga 15 pikët e mundshme.
Fitoreve në fushë të huaj iu gëzuan Shkëndija dhe Vardari, që këto skuadra vazhdojnë të bëjnë garë të “vdekur” për titullin kampion. Shkëndija e ka mundur Bregallnicën e Shtipit në Koçani rezultat identik 2:0, ndërsa Vardari edhe një herë me vetëm një gol ka marrë tri pikë, e kësaj radhe e ka mundur Metalurgun e fundit.
Ndërsa Horizonti dhe Shkupi e zhvilluan ndeshjen e vetme që nuk pati gola. Rabotniçki në minutat e fundit arriti të shënojë dy gola dhe të merë tre pikë pas tre barazimeve, ndërsa Renova nuk pati probleme me Sileksin dhe iu gëzua fitores me 2:1. / Portalb /

Rezultatet:
Bregallnica 0 – 2 Shkëndija
Metallurgu 0 – 1 Vardari
Rabotniçki 2 – 0 Mlladosti
Renova 2 – 1 Sileksi
Horizonti 0 – 0 Shkupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button