Statistikat e përballjeve Klopp vs Mourinho

Sytë e futbolldashësve këtë fundjavë do të jenë në Londër, ku në kuadër të Premierligës do të përballen “The Special One” dhe “Normal One”, në ndeshjen që luhet në “Stamford Bridge” mes Chelsea dhe Liverpoolit.

Vëmendja për këtë derbi do të jetë edhe më e madhe, kur dihet se Jose Mourinho rrezikon shkarkimin për rezultate jo të mira, ndërsa Jurgen Klopp do të kërkoj fitoren e parë në Premierligë, pas dy barazimeve me Tottenham dhe Southampton, shkruan Indeksonline.net.

Hera e fundit që këta dy trajnerë kanë qenë kundër njëri-tjetrit, është viti 2013, ku brena një sezoni në Ligën e Kampionëve, u përballën katër herë, dy ndeshje në fazën e grupeve dhe dy ndeshje në gjysmëfinale të kësaj gare.

Atë kohe Jose Mourinho drejtonte Real Madridin, dhe Jurgen Klopp gjermanët e Borussia Dortmundit.

Këto edhe janë katër përballjet e vetme mes Jose Mourinhos dhe Jurgen Kloppit. Por kë e favorizojnë statistikat?
Në këtë katër ndeshje, Jurgen Klopp ka rezultate më të mira, duke marrë dy fitore, një barazim dhe një humbje, përballë Jose Mourinhos.

Më poshtë i gjeni rezultatet e katër përballjeve mes Jose Mourinhos dhe Jurgen Klopp.

Në fazën e grupeve

24 tetor 2012: Borussia Dortmund 2-1 Real Madrid
6 nëntor 2012: Real Madrid 2-2 Borussia Dortmund

Në ndeshjet gjysmëfinale

24 prill 2013: Borussia Dortmund 4-1 Real Madrid
30 prill 2013: Real Madrid 2-0 Borussia Dortmund

Se kush do ta fitojë përballjen e radhës mes këtyre dy trajnerëve, do ta mësojmë nesër, në ndeshjen që në Stamford Bridge fillon nga ora 13:45

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button